Stanislav Levi lë shtratin, i gatshëm për Flamurtarin

0
SHPËRNDAJE

Trajneri cek Stanislav Levi, sot paradite ka stërvitur skuadrën duke lënë shtratin pas sëmundjes që kaloj këto ditë me artrit dhe virozë. Mësohet se trajneri paradite ka stërvitur skuadrën me atë pjesë të cilën nuk janë programuar të aktivizohen ndaj Orikumit në Kupën e Shqipërisë. Ndërsa pasdite ka qenë në pankinë për sfidën e kupës.

z12582350Q,Stanislav-Levy-mogl-byc-niezadowolony-po-porazce

Ndeshja e ardhshme në kampionat është përballë Vllaznisë dhe pritet të jetë tepër decizive, pasi nga njëri krah vlonjatët kërkojnë fitore, në krahun tjetër shkodranët janë njësoj të “uritur” për pikë. Grupi i lojtarëve në kampin vlonjatë do të jetë i plotë, kur pritet që edhe Mario Morina, i cili nuk ishte në dispozicion ndaj Lacit javën e kaluar për një gëzim familjar, do të jetë i gatshëm këtë sfidë, së bashku me rikthimin pas kartonit të kuq të mbrojtësit Entonio Pashaj, i cili shkëlqeu në debutim ndaj Partizanit në “Qemal Stafa”, por që në fundin e sfidës ka qenë i pafat kur gjatë një ndërhyrje jo vetëm shkaktoi 11-metërsh, por edhe u ndëshkua me kartonin e kuq.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.