Stanislav Levi: Luajtëm kundër 14-të vetave

0
SHPËRNDAJE
Loading...

11952047_771924892933037_7624306945162400778_n
Superiorja/ Humbja ndaj Partizanin ka lëne padyshim një shije mjaft të hidhur edhe tek trajneri i Flamurtarit, Stanislav Levi. Çeku i pankinës vlonjate u duk mjaft i irrituar nga kjo humbje, duke i’a faturuar fajin edhe gjykimit që sipas ishte ai që vendosi ndeshjen. Në përfundim të ndeshjes, Levi u shpreh: “Sot luajtëm kundër 14 lojtarëve. Kjo nuk është një gjë normale për mendimin tim. Më pëlqeu loja e ekipit pasi djemtë luftuan dhe dhanë më të mirën në fushë. Në të tilla situata bëhet gjithmonë e më e vështirë kur ke edhe arbitrat kundër. Sot edhe ekipi i Barcelonës të luante në këtë stadium nuk do të kishte se çfarë të bënte.”- u shpreh i irrituar Stanislav Levi, i cili është një trajner që e pranon humbjen ashtu si në ndeshjen e parë ndaj Teutës, por kjo e sotmja duket se e ka mërzitur vërtet shumë.”- ishin fjalët e Levit për Supersport.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.