Starova: Bëmë lojë perfekte, por lamë dy pikë

0
SHPËRNDAJE

sulejman-starova-supersportTrajneri i Partizanit, Sulejman Starova, pas ndeshjes me Tiranën, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Alban Xhihani, u shpreh se ekipi i tij ka lënë dy pikë, ku theksoi se në në derbi pranohet çdo rezultat.

Sot u bë lojë perfekte. Do ishte qershia mbi tortë nëse do fitonim”.

“Më kënaq loja. Kemi lënë dy pikë sipas llogarive, por duke qenë se është derbi kjo shumohet. Duhet të kënaqemi edhe me kaq”.

“Ka edhe një anë tjetër. Kur sheh një ndeshje 2-2 ka shumë gabime. Arsyeja ëshët se janë dy skuadra të forta, ndeshje me episode dhe duele. Kur ka klas, ka edhe gola shumë, por ndeshje 0-0 shohim plot edhe në Itali, Spanjë dhe kudo.

“Skuadra ka ndryshuar diferencën me rivalët. Në fillim kemi bërë 3 fitore rresht. Ndaj Skënderbeut bëmë një ndeshje më të mrë mirë. Loja e mirë nuk ka munguar, por goli”.

“Kukësi? Është skuadra që këto 4 sezone është deklaruar si skuadër me pretendime. Pretendime, ka pasur edhe fat. Shpresoj të luajmë mirë.

“Shpresoj të rikuperojmë mbrojtësin Fejzullahu dhe Mazrekaj të jetë në top formë. Ka pasur një problem me operimin. Tani është diagnoza e qartë”.

“Sukaj-Raçiç? Nuk di të them, tani po dëgjoj për Raçiç.

“Tre pikët në tavolinë? Nuk më takon mua, nuk kam takuar asnjëri. Tani do kem kohë të takoj presidentin Demi dhe nuk e di çfarë të them”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Partizanit, Sulejman Starova. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.