Starova, “bisha” e Partizanit

0
SHPËRNDAJE

Eliminimi nga Liga e Europës i Partizanit ishte tepër i hidhur për disa faktorë. Në radhë të parë skuadra zhvilloi një ndeshje tepër pozitive, krijoi raste, por edhe i humbi ato. Në rradhë të dytë gjendja e acaruar përpara sfidës së kthimit në “Qemal Stafa” me Stromsgodset, ishte padyshim në favor të kundërshtarit.

Përplasjet Starova-Duro, Starova-Nexhipi kanë krijuar një gjendje të tensionuar në ambjentin e kuq. Për më tepër edhe tifozët kanë qenë të acaruar, si të thuash gati për të reaguar në rast të një dështimi. Të paktën kështu u duk nga atmosfera e krijuar ndaj trajnerit të tyre.

10710846_10204211311218132_1675960481252822447_n

Por cilat janë arsyet për diçka të tillë?

Padyshim raportet e mira të tifozave me ish-kapitenin Nexhipi kanë bërë që i urryeri të jetë trajneri. Por a duhet tifozët të kthehen kundër trajnerit të tyre? A duhet ata të mendojnë për një individ si Nexhipi, kur simboli, feja e tyre e vetme është vetëm një, ka vetëm një emër, Partizani? Dashuria për Nexhipin është evidente, por thirrjet për aktivizimin e tij kanë filluar që në minutën e 20, teksa skuadra po luante shumë mirë.

Ata kanë shpërqendruar vëmendjen padashje nga përkrahja që duhet t’i bënin skuadrës së zemrës për t’i dhënë kurajo, në thirrjen në kor të Nexhipit. Më pas kalojmë në rrjetet sociale, kur shikohet një rrymë e madhe sulmesh ndaj lojtarëve të tjerë dhe trajnerit. Madje edhe mediat nuk ngurrojnë të bëjnë fakt largimin e trajnerit.

Dikush guxon të sponsorizojë me anë të kronikës një trajner për stolin e Partizanit, për faktin se është pjesë e shoqërisë së gazetarëve të një pakete sportive. Këto metoda të vjetëruara, nxitja e mediave, tifozave, e shumë stile dashakeqëse, padyshim që s’mund të bëjnë asgjë tjetër, veçse të prishin ambjentin e kuq.

Por deri tani klubi s’ka folur, çka do të thotë se Starova do të vazhdojë në krye të skuadrës, nëse vetë ai s’do të largohet siç deklaroi pas ndeshjes. Ende pa u luajtur ndeshja e kthimit, Starova ishte shpallur “armik”, “bisha” e Partizanit.  Të gjithë aludojnë e shajnë pa pasur asnjë fakt. Madje edhe pa parë ndeshjen e parë në Norvegji. Trajneri duhet lënë të bëjë i qetë punën e tij siç ndodh në të gjithë botën. Por padyshim ai që vendos është presidenti Gaz Demi.

starova-duro_0

Nexhipi nëse e do në të vërtetë Partizanin nuk duhet të jetë nxitës i situatave të tilla. Gjatë një momenti kamera e ndeshjes e ka kapur me një fjalor aspak të përshtatshëm në mimikën e tij teksa tifozët kërkonin në kor aktivizimin e tij. Nëse e konsideron veten legjendë me 2 sezone në kampin e kuq, çfare duhet të mendojnë ata lojtarë që qëndruan besnik vite më parë në Superiore pa asnjë lekë? Apo ata që luajtën në Kategorinë e 2-të? Cfarë mund të thotë Dorian Bylykbashi? Përse Bylykbashi, një idhull i tifozerisë së kuqe, nuk bënë polemika? Të jeni të sigurtë se e ka fuqinë më të madhe se Nexhipi.

starova

Një luftë e hapur dhe “profesionale” ndaj Starovës ka ndërmarrë edhe media, në fakt vetëm një linjë e kanalizuar, e cila udhëhiqet nga interesa të ndryshme, kërkon të implementojë trajner-xholat e saj për të punuar më pas nën rrogoz, pasi disa gazetarë janë bërë edhe menaxhera! Por a i dinë këto gjëra eprorët e tyre?

starova-c1200x600

Ende pa pasur një konfirmim nga klubi të gjithë vazhdojnë e përmendin emra sipas interesit të tyre, pa pasur asnjë pikë referimi për lajmin në fjalë, vetëm idenë e tyre. A mund të quhet ky profesionalizëm?

10730836_10205870166248471_6731818185674032349_n

Së fundmi, qëndrimi ynë bazohet në realitet dhe s’ka asnjë qëllim të sulmojnë njërën apo tjetrën palë. Jemi të bindur se ata që e gjykojnë situatën pa interes e tendencë kanë të njejtën linjë mendimesh me ne. Tifozët e Partizanit, veçanërisht Guerrilsat gëzojnë respektin tonë. Por ata duhet ta shikojnë realitetin në sy dhe një lëvizje të parë e kanë bërë duke u distancuar nga sulmet ndaj trajnerit me anë të një deklarate.

Kur ata e sulmojnë trajnerin e tyre, i cili më 1993 i ka dhënë titullin “Demave”, çfarë do të presë Starova nga rivalët dhe kundërshtarët e të kuqve? Fundja, Partizani tregoi një futboll të mirë, krijoi raste, nuk shënoi, por futbolli i tillë është. Detyra e trajnerit është ta dërgojë skuadrën deri te porta dhe këtë gjë Starova me skuadrën e tij e bëri shumë mirë.

Pavarësisht, shumëkujt i intereson ta shikojë ndeshjen me kokë poshtë. Të paktën në fund askush nuk tha as për një sekondë të vetme: e shitën!

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.