Starova: Derbi nuk është prishur, nuk ishim aspak superiorë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

sulejman-starovaTrajneri i Partizanit, Sulejman Starova, pas 63 minutash lojë, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Dritan Shakohoxha, u shpreh se derbi nuk është prishur, ndërsa theksoi se ekipi i tij nuk ishte aspak superiorë në lojën e treguar.

“Nuk mund të them se është prishur derbi. Do luhet nesër.

Ne nuk ishim superiorë. Kishim momente të mira, po aq sa edhe Tirana. Hymë me vonesë në lojë, sepse Tirana kishte një tifozëri super sot që e motivoi që në fillim.

Më pas e morëm situatën në dorë dhe luajtëm më mirë. A do bëj zëvëndësime? Nuk mund ta them, sepse do zbuloja sekretet e mia. 

Nuk dua të them se kush është i favorizuar pas ndërprerjes së derbit. Ne do ta analizojmë nga fillimi sot këtë ndeshje dhe nesër do të jemi gati ta nisim aty ku e lamë.

Kampionati? Ethet e kampionatit kanë nisur që tani, sepse janë 4 skuadra që pretendojnë titullin”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Partizanit, Sulejman Starova. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.