Starova: Duhej ta fitonim me çdo kusht ndeshjen ndaj Tiranës, një fitore e merituar

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, pas ndeshjes me Tiranën, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Elvis Rexha, u shpreh se duhej të fitohej me çdo kusht ndeshja ndaj Tiranës, ndërsa theksoi se ishte një fitore e merituar.

“Nuk është përgjigje ndaj askujt, nuk ka lidhje kundërshtari dhe cilësia e tij. Ishte një ndeshje derbi që duhej ta fitonim me çdo kusht, sepse ndryshe nga Tirana, ne luanim për derbi dhe për të qëndruar në garë për kreun, ndërsa rivali nuk ka të njëjtin presion në garën për kreun.”

“Shënuam shpejt me anë të mbrojtësit Malota, krijuam raste për shënim dhe nuk ia arritëm, ndërsa më pas pësuam një gol të pabesueshëm, një gol nga goditje standarde që nuk na ka ndodhur kurrë këtë sezon. U shpërfyturuam, por e kaluam shpejt panikun dhe e morëm sërish kontrollin e lojës, duke marrë një fitore të merituar.”

Mazrekaj?” Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm, që sillet shumë mirë në situata të ndryshme dhe ka një peshë të madhe në fushë, duke e vendosur nën presion të madh kundërshtarin.”

Vila? Asnjë vërejtje për të gjatë ndeshjes, thjesht një orientim taktik në një moment të caktuar.”

Partizani nuk po shkëlqen? “Në fakt, kundër Luftëtarit nuk ishim mirë, por kishim mungesa dhe përballë ishte një rival që luajti një por nuk kemi qenë dobët në ndeshjet e tjera. Dakord, nuk ishim brilantë sot, por ishte derbi ndaj Tiranës dhe nuk pret askush lojë fantastike.

Ne shënuam shpejt, kishim momente kur mund të shënonim sërish dhe e mbyllnim ndeshjen. Patëm një moment dobësie dhe kundërshtari përfitoi, por reaguam shumë mirë, ndaj një rivali që nuk kishte çfarë të humbiste.”

Loja nuk bind? “Nuk shoh ndonjë kundërshtar që luan më mirë se ne, rivalët na luajnë në mbrojtje gjithë kohën. Kemi ndërruar edhe stadium dhe kjo fushë në “Selman Stërmasi” nuk të lejon të mendosh për spektakël, është fushë në gjendje të keqe.

Lojtarët e mesit të fushës janë të gjithë në formë, nuk jam dakord që nuk janë mirë.”

Sukaj? “Ai nuk luan prej kohësh për dëmtim dhe duhet kujdes, nuk e hedhim në fushë pa qenë në formë perfekte”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Partizanit, Sulejman Starova. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.