Starova: Fitore e çmuar, Teuta është një kundërshtar i vështirë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

sulejman-starovaTrajneri i Partizanit, Sulejman Starova, pas ndeshjes me Teutën, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Sokol Xhihani, i gëzohet fitores ndaj Teutës, duke mos i kushtuar rëndësi lojës dhe golit që doli me vështirësi.

“Fitore e çmuar, për momentin që jemi, edhe pse goli i dytë do të na jepte qetësi. Skuadra nuk ka gjakftohtësi para porte dhe luanim në stadiumin e boshatisur, ndërsa Teuta është një kundërshtar i vështirë dhe që mbrohet mirë, ndaj ishte një ndeshje e vështirë.

“Ibrahimi e Kalari, ndërrime që në pushim? Doja disa ndryshime për të rritur forcën sulmuese dhe e gjetëm golin, ndërsa na prishi ekuilibrat dëmtimi i mesfushorit Batha, ndaj edhe vuajtëm deri në fund.

“Jam i kënaqur nga skuadra, mendoj se lojtarët e justifikuan besimin. Dëshironim rezultat pozitiv, për të shkuar me moral të lartë në derbi. Teuta nuk është një rival i lehtë, ka vënë në vështirësi edhe Kukësin më parë, ka një skuadër të mirë dhe një trajner të mrekullueshëm, por tani ka vështirësi dhe është nën presion nga renditja. Kjo më bën të jem i kënaqur, sepse rivali nuk ishte i lehtë dhe kërkonte pikë me çdo kusht.

“Takimi i përzemërt me trajnerin Magani në fund? E para, jemi miq me gjithë stafin e Teutës, kam punuar aty dhe kam nostalgji për atë ambient. Kam qëndruar 3-4 vite në Durrës, ndaj nostalgjia është e madhe.

“Derbi? Nuk e kuptoj këtë ngjeshje të kalendarit, por duhet ta pranojmë, është njësoj për të dyja skuadrat.

Dëmtimet? Fejzullahu ka një tërheqje serioze dhe nuk do të jetë në derbi, ndërsa Krasniqi do të jetë”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Partizanit, Sulejman Starova. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.