Starova: Fitore e merituar, 20 vjet pa titull kampion kujtoni se nuk të dridhen këmbët

0
SHPËRNDAJE

Trajneri i Partizanit Sulejman Starova mendon se Skënderbeu vazhdon të jetë një rival për titullin kampion, edhe pse është 5 pikë pas Kukësit dhe Partizanit që kryesojnë së bashku. Në prononcimin për SuperSport ai e cilësoi një ndeshje të shkëlqyer atë që dhuroi skuadra e tij, ndërsa beson se gabimi i vetëm që u bë ishte ai që nuk u mbyll takimi me rastet e krijuara në kundërsulm.

“E para duhet të them që kjo ishte një fitore e merituar, tre pikë shumë të çmueshme ndaj rivalit tonë më të fortë, siç është edhe Kukësi. Prandaj edhe ka vlerë. Kemi qenë rreth 7 pikë mbrapa, sot jemi 5 pikë para, llogariteni sa kemi fituar. Kemi bërë lojë të mirë dhe sigurisht që edhe kemi gabuar.

Me të drejtë pas 1-0 u tërhoqëm por Skënderbeu nuk krijoi rast, ne gabuam në kundërzbritje, kemi thyer 4 aksione siç ishte i Çetkoviç, ka shpërdoruar Ekuban vazhdimisht, por të kishim shënuar golin e dytë, do të shihnit spektakël. Po të ndodhte larg qoftë të pësonim me të parët, do ta shihnit nga ne atë lojë, jo nga Skënderbeu.

E përgjithshmja është fitore e mrekullueshme, komplimente gjithë djemve që u dhanë një fitore shumë të bukur tifozëve sot që kishin mbushur stadiumin “Selman Stërmasi”. Ndërkohë që do analizojmë do nxjerrim anët pozitive dhe ato negative”.

“Edhe një herë që ta merrni vesh, kur Skënderbeu sulmon dhe çbilancohet, e kemi ndjekur në me Tiranën dhe Kukësin. Me Kukësin prodhoi pak se ishte 1-0 dhe kishte 3-4 aksione. Ndërkohë që me Tiranën, në disavantazh ishte në kushte të çbilancuara. Luante me riskun e kundërsulmit dhe gabuam që nuk i kapëm.

Sigurisht edhe ne kishim tonat, pastaj ishin Batha dhe Trashi të dëmtuar, i dhamë oksigjen sulmuesit Torassa i cili ishte ndër me të mirët më fushë. Trashi bëri disa gjëra të mira, por mund të bëjë edhe më shumë. Ne çaluam në kundërzbritje, thyem aksione dhe nuk e kapëm kundërshtarin siç duhet. Ato raste të Çetkoviç dhe Ekuban do ta mbyllnin ndeshjen”.

“Absolutisht jo, absolutisht jo. Janë 9 herë 3, llogaritini pikët. Përderisa matematika nuk të lejon, sigurisht që mund të themi që kemi më afër Kukësin dhe kemi një short pak më të mirë se Skënderbeu. Ndërkohë që ai ka ekipin. E ka dhe 5 pikë nuk janë asgjë, çfarë janë 5 pikë”.

“Nuk them se luajtëm shkëlqyeshëm. Zëvendësimi i mesfushorit Batha me mesfushorin Cetkoviç ishte i llogaritur, pasi Batha vinte nga një dëmtim. 20 e ca vjet pa titull kampion, pse, kujtoni se nuk të dridhen këmbët aty në fushë? Kush e ka më të lehtë ta përgatitë ndeshjen, ne apo ata? Duhen pasur parasysh shumë faktorë”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Partizanit, Sulejman Starova. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU