Starova: Fituam, por ky nuk është Partizani im

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Normalisht i lumtur nga fitorja ndaj Kukësit, trajneri Sulejman Starova, është shfaqur i lumtur në kamerat e SuperSport. Trajneri i kuq ka analizuar ndeshjen duke treguar stradegjinë e tij ndaj ish-skuadrës, pasi më parë ka punuar si drejtor, por edhe si trajner i Kukësit. “S’më pëlqen të flas për arbitrin. Keni folur edhe për ndeshjen me Flamurtarin, por e keni parë që ishte 11-metërsh. Së pari kërkoj më shumë qetësi që të formatoj skuadrën. Kemi pasur probleme me viroza. I druheshim Kukësit, sepse kanë sulmin më të mirë në Shqipëri.

Nuk mendonim që sulmuesit e tyre, që jaën njëri më i mirë se tjetri, do binin aq shumë në pjesën e dytë. Ata janë nënkampion. Tani skuadra jonë po ecën në rrugën e duhur duke fituar ndaj një kundërshtari serioz. Jemi shumë larg lojës. Kemi humbur Racic rrugës, sepse ka dy javë me semure. Sukaj na ka nderuar. Fazliu ishte i dëmtuar dhe me gjendje gripale. Ky nuk është Partizani im, sepse Partizani jonë do të jetë akoma më lartë. Kukësi ka dobësi në aspektin mbrojtës, por të fortë në sulm dhe mesfush, prandaj edhe ndryshuam dicka. Ndeshja ndeshjes nuk i ngjan, kështu që duhet të vazhdojmë përpara. Plaku na ka kënaqur, ai problemin e ka pasur me shënimin e golit, por kontributi i tij në skuadër është I cmueshëm.

Pas kupave të europës ka pasur një dëmtim të madh. E ndihmoj ndeshja në Kupën e Shqipërisë. Është një tip sensiv. Mori edhe përkrahjen e publikut që është dicka e rëndësishme për lojtarin. Kukësin e respektova, pasi nëse ishte një skuadër tjetër ekzaltimi do të ishte më i madh. Kemi humbur formacionin stabël gjatë rrugës si pasojë e dëmtimeve apo epidemive. Kemi punuar edhe taktikisht, pasi skuadra na ka shkuar përshtat si kundërshtar. Ishte e qartë që sulmuesit brazilian dhe pjesa tjetër e Kukësit s’do ta mbanin ritmin e tillë. E sigurtë që e mendojmë titullin kampion, për këtë punë jemi duke luftuar deri në fund.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.