Starova: Gjykimet si në 97-tën. Sukaj, i yni

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Sulejman Starova flet rrallë para ndeshjeve, por kur flet, ka për të tërë. Trajneri i Partizanit, ishte i shumëpritur në sallën e konferencave të Partizanit ku u shfaq për herë të parë në këtë sezon në vigjilje të ndeshjes me Lacin, dhe edhe për këtë si për gjithcka në jetë ka një arsye.partizani-tirana-0-0-1

“Preferoj të flas pas ndeshjes, që të flasin lojtarët në fushë më mirë, por vjen një moment që duhet të flas”.

Momenti për të folur vjen në një kohë kur klubi ka akuzuar publikisht xhaketat e zeza për gjykime të njëanshme në dëm të Partizanit duke kërkuar shpjegim nga Federata Shqiptare e Futbollit. Trajneri është plotësisht dakord e madje shkon edhe më tej.

“Barazimet? Kemi luajtur shumë mirë, gjykimet kanë qenë absurde. Nuk e di nëse janë me qëllim, por në disa raste por kthehet 97-ta kur nuk pyesnin për shtet apo organe kompetente. Nuk e di si mund të mos japësh faull karton kur ndërhyrja është në kufijtë e së kuqes. Në rast se nuk do të penalizohemi në vazhdimësi nga gjykimi kjo aq ka ndodhur, më pas do të harrohet”.

Eksperienca e Starovës ka një shpjegim edhe kur pyetet për mungesën e golit te Partizani në këto ndeshjet e fundit, një fenomen të cilit nuk i kanë shpëtuar dhe rivalët e tjerë të titullit.

“Mungesa e golit? Nuk është krizë e jona, por është kampionati i fortë. Edhe kundërshtarët janë pak a shumë në të njëjtën situatë”.

Një faktor në dëm të Partizanit është dhe mungesa e një shtëpie të vërtetë për të kuqtë që janë të detyruar t’i drejtohen Elbasanit për takimet ku janë skuadra pritëse. Këtu një “thumb” nuk mungon edhe për rivalët.

“Edhe transfertat kanë ndikuar, kemi luajtur gjithmonë jashtë, Drejtuesit e Tiranës kanë qenë pozitivë që ne të luajmë në Selman Stërmasi, por nuk i lejon tifozeria. Kjo është absurde. Tani presim të nisim sezonin tjetër në shtëpinë e re”.

Starova kujton se kampionati nuk fitohet vetëm në ndeshjet direkte por duke mos lënë rrugës, një kampionat që e vlerëson, ashtu si dhe Partizanin më shumë se rivalët.

“Po luajmë pak më mirë se kundërshtarët. Kampionati është i bukur se jaanë disa skuadra pretendente. E shoh gotën gjysmë plot për sa i përket nivelit të kampionatit”.

Për të qenë superior sic duhet ndaj rivalëve sytë nga merkatoja, për të cilën Starova ka një lajm të madh për tifozët, Xhevahir Sukajn.

“Partizani ka nevojë të përmirësojë organikën. Disa nga talentet nuk po justifikojnë as te skuadra B. Duhen përforcime se kemi ambicie. Merkatoja e dimrit është e vështirë. Sukaj është lojtari ynë, por është prej 3 muajsh i dëmtuar. Shpresojmë të nisë stërvitjen sa më shpejt”.sulejman-starova-658x415

Starova ashtu si stafi mjekësor i del përkrah Mazrekajt, që mund të konsiderohet një tjetër përforcim i rëndësishëm nëse rikuperohet në kohë dhe në fund, por absolutisht jo më pak e rëndësishmja, sfida me Lacin.

“Ndaj Lacit është shumë e vështirë, duhet mobilizim maksimal. Laci ka mbrojtje solide, e ka treguar dhe me Tiranën dhe Skënderbeun. Shpresojmë të luajmë mirë dhe të marrim fitoren”./Supersport.al

S'KA KOMENTE

Comments are closed.