Starova: Ishte shumë e vështirë, kemi edhe tetë finale të tjera

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Trajneri i Partizanit, Sulejman Starova u shpreh shumë i kënaqur me fitoren e marrë kundër Luftëtarit sot në stadiumin “Selman Stërmasi”. Pas ndeshjes ndaj gjirokastritëve në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Sokol Xhihani, u shpreh se ishte shumë e vështirë që t’i merrje një 3-pikësh bluzinjve të drejtuar nga trajneri Mladen Milinkoviç, ndërsa theksoi se të kuqtë kanë edhe tetë finale të tjera, duke nisur nga ndeshja e radhës ndaj Vllaznisë, në stadiumin “Loro Boriçi” të qytetit të Shkodrës.

“Ishte e vështirë, edhe kështu si shkoi ndeshja. Mund të themi që superioriteti numerik na krijoi një lehtësi.

Jemi të kënaqur nga fitorja. Kemi edhe tetë finale të tjera.

Na kënaqin tre pikët, na kënaq fitorja përballë një kundërshtari që ka kualitet dhe që ka paraqitur futboll mjaft të bukur.

Nervozizmi gjatë ndeshjes? Nëse dehemi nga suksesi çdo skuadër rrezikon të të rrezikojë. Ashtu është rasti i Luftëtarit që pavarësisht inferioritetit numerik luan me ritme të larta dhe disa lojtarë shfaqën shenja vetëkënaqësie.

Ndërkohë që, edhe pse ishim në avantazh 2-0, lojtarët provuan të bënin diçka më tepër dhe të dhuronin lojë të bukur për tifozët, sepse kishte edhe shumë minuta lojë”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Partizanit, Sulejman Starova. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.