Starova: Jam i irrituar me gjyqtarin Jemini, anulimi i golit mëkat i madh

0
SHPËRNDAJE
Loading...

sulejman-starova-supersportTrajneri i Partizanit, Sulejman Starova, pas ndeshjes me Kukësin, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Sokol Xhihani, ka rezerva për gjykimin në ndeshjen e sotme, ku theksoi se goli i Ekuban ishte i saktë dhe rrjedha e lojës mund të kishte qenë krejtësisht ndryshe nëse goli të akordohej.

Desha ta lë për në fund gjyqtarin Jemini, por nuk mund të mos jemi të irrituar. Më vjen keq për lojtarët, në një takim direkt bënë gjithçka dhe nuk arrijmë të shënojmë, duke humbur raste të pastra.”

“Sa për gjyqtarin Jemini, po e shoh golin dhe është vërtet mëkat që na u anulua ai gol. Ndryshonte totalisht ndeshja, që në fillim në avantazh, dihet çfarë ndryshimi e rrjedhe merr ndeshja.”

“Është hera e parë që luaj kundër Kukësit, veç të përsërit, është thjesht një statistikë, që nuk fitojmë ndaj rivalëve direktë. Pastaj ne luajmë në Elbasan dhe nuk quhet ndeshje në shtëpi.”

“Nga ana tjetër, ndeshjen i kemi dominuar, vuajtëm për një periudhë të shkurtër vetëm në derbi ndaj Tiranës, ku ndikoi edhe tifozeria, por më pas treguam se ne jemi të fortë, jemi në garë për titull, edhe pse nuk jemi perfektë, dihet. Kjo tregon që konkurrenca do të vazhdojë. Jam i kënaqur nga skuadra dhe herët a vonë do ta marrin një sadisfaksion, shpresoj sa më herët.”

“Rastet e shumta që u humbën kundër Kukësit? Unë vetëm një mbaj mend, Ekuban me portën bosh. Ai rast më dogji shumë, të tjerët nuk i llogarit fare. Edhe vendimi i gjyqtarit Jemini është i pafalshëm.”

Formacioni? “Të gjithë lojtarët që luajnë janë titullarë ose gati titullarë dhe gjatë ndeshjes bëmë ndryshime në formacion e taktikë. Kemi edhe mungesa, si Fejzullahu që nuk është i gatshëm, Mazrekaj do të kthehet vitin e ardhshëm.”

Skënderbeu? “Do të vazhdojë të lërë pikë, ashtu si Kukësi, ashtu si ne, sepse nuk ka shumë diferenca dhe në këtë kampionat mund të lësh pikë ndaj çdo rivali. Nuk ka ndeshje ku mund të thuash që këtë ndeshje e kam të fituar.

Bardhi titullar, Torassa jashtë? “Torassa nuk ishte në dispozicion sot. Bardhi është lojtar i ri, po bën përpjekje që të pjeket para kohe, sepse duhet të sillet si titullar, por duhet të përmirësohet. Gjithsesi, jam dakord që pati momente mjaft të mira”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Partizanit, Sulejman Starova. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.