Starova konfirmon largimin e Nexhipit

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Trajneri Sulejman Starova gjatë një mbledhje me skuadrën e tij mësohet se ka bërë të ditur faktin se Nderim Nexhipi, nuk do të jetë më pjesë e Partizanit.

“E falenderova Nderim Nexhipin, për kontributin e dhënë në skuadrën tonë. Por mendoj se që nga ky moment, bashkëpunimi ynë ka mbaruar, pasi lojtari më kërkoi siguri që të aktivizohet titullar. Ndërkohë, unë i bëra të ditur faktin se s’mund t’i garantoj askujt formacionin ndaj edhe Nexhipi duhet të luftojë si pjesa tjetër e grupit,”- i ka thënë lojtarëve të tij gjatë analizës tekniku tiranas.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.