Starova: Luftëtari i fortë, një nga ndeshjet më të bukura

0
SHPËRNDAJE

sulejman-starovaTrajneri i Partizanit, Sulejman Starova, pas ndeshjes me Luftëtarin, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Elvis Rexha, u shpreh se ekipi gjirokastrit ishte një “kockë e fortë”, dhe theksoi se kjo ndeshje ishte një nga më të bukurat e të lojtarëve të tij.

“Ndeshja? Edhe në letër e konsideronim të fortë kundërshtarin. Dominuam pjesën e parë në çdo drejtim, nuk i lamë mundësi kundërshtarit. Kam një dyshim për rastin e sulmuesit Torassa për një penallti të padhënë. Në pjesën e dytë na dënoi një gabim elementar dhe e zgjuam Luftëtarin, por më pas gjetëm golin e barazimit. Vuajtëm për të gjetur golin e fitores, por kjo ishte një nga ndeshjet më të bukura, ndaj një kundërshtari të fortë dhe me një publik të zjarrtë.”

“Mosaktivizimi i mesfushorit Mentor Mazrekaj? Përfituam nga superioriteti numerik në fund për të luajtur me topin e gjatë dhe nuk ishte rasti për të aktivizuar Mazrekajn, i cili nuk është ende gati pas dëmtimit. Së shpejti do e kemi dhe atë në dispozicion pasi është një futbollist i rëndësishëm për ne.”

“Rreshtimi? Skuadra gaboi vetëm në rastin e golit, prisja më shumë në rastet ku duhej shfrytëzuar shtatlartësia që kemi. Vuajtëm pak në krahun e majtë, por në të djathtë luajtëm shumë mirë. Nuk jam dakort që skuadra vuajti nga rreshtimi sepse ishim të vendosur mirë dhe bllokuam lojtarët e rrezikshëm të kundërshtarit.”

“Bregu te Partizani sezonin e ardhshëm? Unë po punoj me grupin që kam dhe nuk mendoj për merkaton. Por dihet që ne kemi ambicie dhe duam më të mirët në skuadër.”

“Hap fals, Skënderbeu nuk është nën presion? Orari i ndeshjeve ka dy anë të medaljes. Kur nuk fiton i jep avantazh kundërshtarit që mos jetë nën presion, ndërsa kur fiton i vendos ata në vështirësi. Kampionati është i gjatë dhe kundërshtari ynë mund ta shohë gjendjen e skuadrës edhe pse sot ishim me 3 mungesa. Dominuam takimin dhe nuk do këtë asnjë ekip tjetër që do dominojë në këtë formë në Gjirokastër.”

“Krahasimi mes paraqitjes ndaj Skënderbeut dhe kësaj ndaj Luftëtarit? Krahasimin unë nuk e bëj në varësi të kundërshtarit por të lojës, dhe sot loja me pëlqeu vërtet shumë”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Partizanit, Sulejman Starova. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.