Starova: Më kënaqin pikët, duhet kohë për t’u stabilizuar

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Trajneri i Partizanit, Sulejman Starova u shpreh i lumtur për fitoren e sotme, megjithëse u shpreh me rezerva për lojën e të tijve. Pavarësisht kësaj ai ka besim se skuadra do të jetë më mirë në ndeshjet e rradhës, dhe sipas “Bobit” ekipi vjen duke u kolauduar. Ja deklarata e tij e plotë

“Kampionati është i gjatë dhe 3 pikët janë të rëndësishme. Vllaznia është në kërkim të pikëve dhe do ishte më agresiva pas humbjes me Skënderbeun. Kemi bërë gabime por do të kemi kohë për të analizuar dhe skuadra do të vijë duke u ngjitur. Kemi parë edhe skuadra të mëdha në botë që kanë probleme. Por ende se kemi parë Skënderbeuj dhe Tiranën e vërtetë, pasi forma arrihet në tetor kur skuadrat stabilizohen.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.