Starova: Mund t’a zgjidhnim ndryshe ndeshjen

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Trajneri i Partizanit, Sulejman Starvoa, ka mbetur i kënaqur nga fitorja e skuadrës së tij. Tekniku i të kuqve u shpreh se e gëzon fakti që ekipi mori një sukses të merituar përballë Tërbunit, duke parë faktin që kishin edhe 3 mungesa në formacion. Ai u shpreh se edhe goli erdhi jo për meritë të kundërshtarit:

“Ne kishim mundësi t’i merrnim këto 3 pikë më ndryshe. Kishim mundësi për të dyfishuar, por një episod ndryshon rrjedhën e lojës. Jam i kënaqur me rezultatin edhe për faktin që kishim tre mungesa. Ajo që ra në sy ishte fakti se u ndëshkuam jo për meritë të kundërshtarit” – u shpreh Starova për mikrofonat e Supersport.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.