Starova në hall

0
SHPËRNDAJE
Loading...

img_4670-750x450

Idriz Batha dhe Renaldo Kalari do t’i mungojnë Partizanit në Gjirokastër për shkak pezullimi nga kartonët e marrë ndaj Skënderbeut, ndërkohë që ka edhe lojtarë me probleme dëmtimesh.

Njëri është Arbnor Fejzullahu, i cili do të mungojë gjithashtu ndaj Luftëtarit, dhe trajnerit Starova do t’i duhet të gjejë një zgjidhje për krahët e mbrojtjes.

Një alternativë është që të luajë Atanda në të majtë dhe vendin e tij në qendër të mbrojtjes ta zërë Malota, por nuk përjashtohet mundësia që në krahun e majtë të aktivizohet edhe mbrojtësi i ri, Esin Hakaj.

Ndërkohë edhe sulmuesi Agustin Torassa ka probleme dhe pritet që gjendja e tij të shihet sërish, dhe më pas të përcaktohet nëse do të jetë në fushë këtë fundjavë. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.