Starova: Nexhipi më vuri kushte, jemi për titull

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Trajneri aktual i Partizanit Sulejman Starova tregon të pathënat e çështjes Nexhipi. Në një intervistë të dhënë për Panorama Sport, “Bobi” jep shpjegimin e tij, dhe gjithashtu tregon për kushtin që i vuri ish-kapiteni Nexhipi.
image

Nexhipi“Dua një konfirmim nga ju për të qenë lojtar formacioni”. Kjo ka qenë fjalia që i ka shqiptuar Nderim Nexhipi trajnerit të Partizanit, Sulejman Starova. Ky i fundit nuk e ka pranuar kurrsesi një kusht të tillë. Ish-kapiteni takon presidentin Demi dhe më pas vendos të largohet.

Tekniku është i prerë në vendimet e tij, madje nuk bën tolerime edhe kur përballë është ai që njihet si beniamini i presidentit apo i tifozerisë.
“Për sa i përket Nexhipit, unë isha në kushtet që nuk mund të pranoja urdhrin që donte konfirmim si lojtar formacioni, një veprim absurd. Ishte i prerë në atë që thoshte: ‘Dua të jem në formacion’.

Nuk kisha shans t’i thosha ‘po’”, tregon Starova në intervistën e tij për “Panorama Sport” prapaskenat e diskutimit me ish-kapitenin.

Prej katër ditësh keni nisur fazën përgatitore në Ohër të Maqedonisë, si po ju duket ekipi deri tani?

Shumë mirë. Jemi në kushte komode që bëjnë të mundur stërvitje të mira me dy seanca në ditë. Këtë javë skuadra po përballon një stërvitje shumë të fortë, me nga dy orë paradite dhe dy pasdite.

Xhevahir Sukaj do të luajë si sulmues i parë apo i dytë, duke qenë se keni disa alternativa?

Këto pyetje nuk kanë përgjigje tani, pasi kampionati fillon më 22 gusht. Prandaj janë pesë ndeshjet miqësore që do të zhvillojmë gjatë kësaj periudhe. Kalojmë te çështja e ditës. Një pjesë e tifozëve e kanë cilësuar si diçka personale mes jush dhe Nderim Nexhipit vendimin e këtij të fundit për t’u larguar nga Partizani.

A është e vërtetë kjo dhe si ndryshon skuadra tani pa ish-kapitenin?

Kemi bërë një reagim publik si klub në lidhje me këtë çështje. Megjithatë, për sa i përket Nexhipit, unë isha në kushtet që nuk mund të pranoja urdhrin që donte konfirmim si lojtar formacioni, një veprim absurd. Deklaroi se nuk e ndihmonte dot skuadrën duke nisur nga stoli. Vendimin e mori Nexhipi te presidenti, pasi bisedoi me mua. Alternativa ime ishte të vepronte si gjithë titullarët e tjerë. Ishte vendimi i tij largimi. Jam trajner tolerant dhe i kuptoj dëshirat personale të çdo lojtari se ata janë “vëllezërit” e mi, me të cilët do të luftoj. Por Partizani është i pari. Këtë parim timin e ka pranuar çdo lojtar. Janë parime fondamentale të profesionalizmit.

Tashmë kapiten do të jetë Alban Hoxha?

Po, ai që ka qenë përpara Nexhipit.

Do të ketë ndikim te Partizani largimi i Nexhipit, si në fushë, ashtu edhe në grupin e lojtarëve, duke qenë se konsiderohej si lider?

Jo, as në fushë dhe as jashtë saj. Do të ishte mirë që ai të qëndronte. Ishte i prerë në atë që thoshte: “Dua të jem në formacion”. Nuk kisha shans t’i thosha “po”.

Cilatimage?

Cilat janë objektivat tuaja?

E ripërsëris, titulli dhe Kupa e Shqipërisë. Garancia e parë ishte loja e shkëlqyer që zhvilluam me Stromsgodset në Ligën e Europës.

Besoni se do t’ia dilni me këtë grup që keni, apo ka ende vend për afrime?

Dera e Partizanit është e hapur. Shpresojmë t’ia dalim edhe me ndihmën e Zotit. Konkurrenca është e fortë. Shpresoj të mos më shqetësojnë më mua dhe skuadrën.

Emri i Arbnor Fejzullahut është përfolur shumë gjatë kësaj periudhe. Ai do të qëndrojë, apo do të largohet?

S’e di, po erdhi ofertë e konsiderueshme për të dhe klubin, vendos presidenti.

imageËshtë përfolur shumë gjatë kësaj kohe se “Telekom Albania” do të jetë sponsori i ri gjeneral i Partizanit. Në postin edhe të Drejtorit të Përgjithshëm të klubit, është e vërtetë kjo dhe nëse po, a ka tratativa?

Është e vërtetë. Por detajet merrini te Presidenti.

Mesfushori Hair Zeqiri, që ishte pjesë e Kukësit sezonin e kaluar, është në orbitën e Partizanit?

Jo. Nuk kemi kontakte me të.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.