“Nexhipin e futa prej tifozëve”

0
SHPËRNDAJE
Loading...

image


Superiorja/ Trajneri i Partizanit, Sulejman Starova u shpreh për mediat se ndihet i zhgënjyer për rezultatit e ndeshjes se sotme. “Bobi” shtoi se priste më shumë nga ekipi i tij, dhe se çdo gjë ishte përgatitur në mënyrën më të mirë, por fati nuk ishte me t’a në ndeshjen. “Prinsim më shumë nga kjo ndeshje, pasi ishim përgatitur mjaft mirë këtë takim. Luajtëm përballë një kundërshtari në nivel të barabartë, edhe pse u eleminuam, mendoj se jemi në rrugën e duhur për të rikthyer Partizanin e madh. Kemi ndërtuar një ekip të mirë, dhe jemi gati për sezonin e ri.”

imageTrajneri Starova gjithashtu foli edhe për aktivizimin e kapitenin Nderim Nexhipi: “Unë i bëra një dhuratë tifozërisë duke e akvitizuar kundër dëshirës time. Unë kam një marrëdhënie shum të mirë me të, pasi ai ështe kapiten, por mendoj se në zgjedhjet e trajnerit nuk duhet të ndërhyjë askush. Unë dua që të ketë një harmoni tifozëri-ekip.”

“Aktivizimi i tij u bë vetëm se tifozët e kërkuan, por unë nuk doja. Periudha ime si trajner tashmë përfundoi. Do të rikthehem prap në postin e drejtorit teknik, pasi periudha ime si trajner emergjent tek Partizani mbaroi.” u shpreh Starova

S'KA KOMENTE

Comments are closed.