Starova: Nuk bëmë hap pas, kemi ndeshja të tjera përpara

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, pas ndeshjes me Teutën, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Sokol Xhihani, u shpreh se të kuqtë nuk kanë bërë hap prapa me këtë barazim, pasi ka akoma shumë ndeshje përpara.

“Nuk dua të them se kemi bërë një hap pas, sepse kemi shumë ndeshje para. Kemi qenë pa fat, sepse kemi bërë të gjitha përpjekjet tona, edhe pse me disa gabime.

Por, kjo ishte një super ndeshje nga të dyja skuadrat. Jemi të dëshpëruar që nuk morëm tri pikët.

Por, mënyra e lojës na mbush me besim, sepse ne do të luftojmë deri në momentin e fundit.”

Ekuban nuk po shënon? “Ai është në super nivel për sa i përket lojës. Nëse nuk shënon, është edhe çështje fati, i cili i ka munguar sulmuesit Ekuban.”

“Për sa i përket vendimeve të gjyqtarit Emirjon Sino në sfidën e sotme, dua të them se një gjykim më të mirë mund të ma jepni ju, sepse më duhet t’i shoh episodet në mbrëmje. Te rasti që Shkalla prek topin me dorë, në fundin e ndeshjes mendoj se qenka penallti.”

Atanda për të kuq? “Ai ka qenë një lojtar formacioni me të mirat dhe të këqijat e veta. Por, për të mirën e skuadrës kemi bërë “turn over”.

Unë nuk jam i kënaqur sot me mbrojtësin Atanda, pasi ai gaboi në disa momente.”

Ramadani? “Ai ka qenë titullar dhe tani kanë përgjegjësi të madhe, sepse duhet ta mbajë vendin. Por, konkurrenca na bën që të arrijmë atë që duam.”

Mazrekaj? “E kam thënë që ai është afrimi ynë më i madh në këtë merkato dimri. Rikthimi i tij është një super lajm për ne.

Mazrekaj, edhe pse nuk është në formën e tij më të mirë, nuk e humb kurrë topin. Por, po vjen në formën e tij më të mirë dhe kjo na gëzon”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Partizanit, Sulejman Starova. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.