Starova shmang Nexhipi-Mazrekaj: Të enjten dua ‘Qemal Stafën” plot

0
SHPËRNDAJE

Pas një kthimi rraskapitës nga Norvegjia, përgatitjet e Partizanit për ndeshjen e kthimit të Europa League nga Stromsgodset (9 korrik, ora 20:00) do të nisin vetëm të dielën pasdite. Kështu, “demat e kuq” do të kenë vetë 4 seanca stërvitore përpara 90 minutave vendimtare. Ndërkaq, çështja e ditës është fakti që tifozët e kuq kanë kërkuar hapur që Starova të mos bëjë “eksperimente”, por të përfshijë në formacion dy lojtarë si Mazrekaj dhe Nexhipi, të cilët nuk zbritën në fushë gjattë takimit të parë. Gjithsesi, Starova nuk duket se ka ndërmend të ndikohet aq shumë, duke mos dalë te emrat e përveçëm, por të vazhdojë sipas planeve të tij.

starov
Ndonëse nuk përjashton ndryshime në ekip: “S’mund të flas ende me emra, megjithatë kam parashikuar disa ndryshime në formacionin që do të paraqes të enjten, në krahasim me ndeshjen e kaluar. Do të ndryshojmë lojtarë, por gjithsesi jo mënyrën sulmues të lojës, që e paraqitëm edhe në Norvegji”, është shprehur tekniku në një prononcim për mediat. Sidoqoftë, kur vjen puna te formula që duhet ndjekur në tentativën për të përmbysur humbjen e takimit të parë, trajneri i kuq nuk nguron t’u bëjë thirrje tifozëve: “Kërkoj një “Qemal Stafa” të mbushur. Me ndihmën e tifozëve do të tentojmë të kualifikohemi. Asgjë s’është e pamundur”. Në fakt, për këtë ndeshje europiane, klubi ka vendosur çmime paksa të “kripura” e nuk dihet sa do i përgjigjet tifozeria: në Tribunat A dhe B do të kushtojnë 1500 lekë; në tribunën D1 , D2 dhe D3 do të kushtojnë 400 lekë për meshkujt dhe falas për femrat, kurse bë Tribunat C & E do të kushtojnë 100 lekë.

Ndërsa duke analizuar humbjen e takimit të parë, Starova është shprehur se “pësuam gola që mund të shmangeshin, teksa do të veçoja sidomos rastin e golit të tretë që ishte i parregullt. Përgjithësisht bëmë një ndeshje të mirë, aq sa pavarësisht rezultatit, i falënderova djemtë për lojën që bënë në sulm duke rrezikuar disa herë kundërshtarin”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.