Starova u përgjigjet të larguarve: Ikën të panevojshmit

0
SHPËRNDAJE

Trajneri i Partizanit, Sulejman Starova nëpërmjet një lidhje live, me emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH flet për situatën në klubin e Partizanit, afrimet e reja në merkato dhe përmbushja e objektivave.

“Faza po shkon mirë, nuk ka asnjë dyshim. Klima është e përshtatshme. E gjithë kjo zona e Antalias është e mbushur me ekipe. Jemi shumë të kënaqur, të lejon të stërvitesh në kushte ideale. Jemi të kënaqur nga paraqitja e skuadrës. Jemi stërvitur me 2 seanca në ditë. Ndeshja e parë u vlerësua pozitivisht nga ana jonë. Kemi 3 ndeshje radhazi në mënyrë që të marrim të gjithë minutat e nevojshme.”

Fushata zgjedhore

“Nuk jam pjesë e personave qe merren me fushata. Ne jemi anëtarë të familjes dhe jemi në pritje se çfarë do ndodhë”.

A po duket skuadra si një kantier ndërtimi?

“Nuk ka pse të më duket vetja kantier. Janë larguar shumë lojtarë, po bëjmë një rindërtim, që na lejon të marrim pjesë në mënyrë kompetitive, për të përmbushur objektivat. Kemi afruar 3 lojtarë, presim e 3 të tjerë, që të lidhim kontratat. Periudha e janarit është e vështirë. Më mirë të vonuar sasa të nxituar, si në fazën e parë.”

Largimi i Krasniqit dhe Malotës?

“Ishte një vendim i klubit. Mendohet që të ndërtohet një cikël i ri. Skuadrës vjet ju mohua kampionatit për arsye që dihen. Ajo që ndodhi pas kupave të Europës e vështirësuan situatën. Po mendohet një cikël i ri për objektivat e skuadrës. Me pjesëmarrjen e pjesëtarëve të klubit për të sjellë cilësi dhe jo sasi kemi mundësi ta realizojmë një gjë të tillë.”

Për drejtuesit

“Kemi një drejtor të përgjithshëm, kemi një drejtor sportiv që kanë të gjithë klubet. Kemi dhe një figurë të madhe si Moxhi që do ta ndihmojë skuadrën për marketing. Nuk shoh ndonjë konfuzion.”

Ecuria dhe optimizmi për të ardhmen

“Jemi optimist për faktin se skuadra largoi të gjithë lojtarët e panevojshëm që ishin të shumtë. Përjashto ndeshjen me Luftëtarin, skuadra ka bërë shumë mirë. Janë marrë më shumë pikë se të tjerët. Të gjithë jemi ngjitur. Duke qenë se për momentin me lojtarët që kanë ardhur, skuadër është më e fortë se faza e dytë. Kjo na shton shpresën për të arritur objektivat. Jam optimist, vështirësitë janë, sepse do ishte ideale që edhe 3 lojtarët e rinj të ishin bashkuar shpejt me ekipin. Në mërkaton e dimrit, futbollisti që kushton 5 mijë euro të kërkon 10 mijë. Lojtarët që vijnë duhet ta meritojnë shumë.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.