Starova: Vuajtëm mungesat, do përmirësohemi

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Sulejman Starova, ka folur për mikrofonin e Supersportit pas ndeshjes ndaj Laçit, ku nuk u shpreh i mërzitur për rezultatin e sfidës. Sipas tij shkak kryesor për paraqitjen jo të mirë dhe barazimin, trajneri i të kuqve konsideroi mungesat.

image“Kishim probleme formacioni para ndeshjes dhe kjo na vështirësoi punët. Ne e kishim planifikuar ndryshe ndeshjen. Fazlliu udëmtua ditët e fundit, por gjithashtu edhe Sebino Plaku është tjetër mungesë e rëndësishme dhe ne u detyruam të bënim shumë ndryshime.

“Skuadra kishte paqartësi në lojën e saj, dhe nuk luajti mirë. Mendoj se mund të bënim shumë më tepër. Kundërshtari luajti më i vendosur në pjesën e parë dhe u mbrojt me shumë kujdes, ndërkohë që tentoi te luante me kundërsulme duke patur shumë lojtarë të shpejtë që na rrezikonin vazhdimisht. Në pjesën e dytë u përmirësuam dhe unë jam optimist, sepse kemi lojtarë cilësorë, që do të rriten nga ndeshja në ndeshje dhe loja do të jetë gjithnjë e më e mirë.

“Ne kemi konkurrencë në formacion, dhe ai ndryshon shpesh, por këtë radhë u detyruam të bënim ndryshime të ndikuar nga dëmtimet. Sukaj nuk është ende në maksimum, por është lojtar i rëndësishëm. Gaboi në fund, kur ekzekutoi keq një goditje dënimi dhe nuk krosoi, por do të korrigjohet. Merkato? Nuk duam të prishim ambientin dhe nuk mund të afrojmë lojtarë pa kriter, edhe pse ka ende kohë deri në fund të gushtit”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.