Starton Kampionati / Ja të gjitha lëvizjet e skuadrave

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja/ Më në fund, merkatoja e Kategorisë Superiore është mbyllur. Mbrëmjen e 6 shtatorit Federata Shqiptare u ka dhënë fund lëvizjeve dhe klubet kanë dorëzuar listat, që do të bëhen zyrtare nga Federata javën e ardhshme.

Ka qenë një verë e mbushur me lëvizje, ku natyrisht “perla” ka qenë shitja e Liridon Latifit në Hungari, për thuajse 1 milion euro.

Skënderbeu ka bërë mrekullinë në Europa League, duke kapur grupet, ndaj kanë përforcuar ndjeshëm një skuadër që ishte shumë cilësore edhe pa afrimet e fundit, si Soue, Sahiti e Nespor.

Partizani ka ndërruar trajner dhe shumë lojtarë, me një koloni italiane që pritet të pushtojë formacionin e trajnerit Juliano.

Kukësi gjithashtu ka bërë revolucion, sepse janë larguar trajneri Gjoka dhe shumë titullarë nga sezoni i shkuar, por edhe afrimet kanë qenë të bujshme.

Flamurtari ka ribërë skuadrën, e ndërtuar nga trajneri Shpëtim Duro, i cili nëse ia del në Vlorë, do të realizojë një nga kryeveprat e karrierës.

Vllaznia plot halle ka afruar shumë emra të njohur në mesfushë, por sulmi duket ende shumë i vafër, edhe pse është afruar Ribaj.

Teuta ka imituar Flamurtarin, duke ribërë gjithçka thuajse nga zero, por klubi ka ambicie të mëdha dhe prentedon kreun.

Kamza ka bërë goditje fantastike në merkato, duke bërë skuadrën nga e para dhe duke premtuar shumë.

Luftëtari ka humbur titullarë të rëndësishëm dhe është kompletuar në fund të merkatos, ndaj do të vuajë, por të paktën Abazaj e Bregu janë ende aty.

Laçi ka punuar shumë seriozisht këtë verë dhe duket një skuadër shumë më cilësore se vitin e shkuar.

Lushnja 100% shqiptare dhe me shpenzime goxha më të ulëta se shumica e Superiores, shpreson të befasojë të gjithë, por pakkush beson se do të mbijetojë me organikën aktuale, mungesën e eksperiencës dhe të luajturit jashtë fushe për disa javë.

 

LËVIZJET NË MERKATO

Kukësi

Afrime: Hair Zeqiri (Flamurtari), Rustem Hoxha (Teuta), Bujar Idrizi (Llapi), Ndriçim Shtubina (Vllaznia), Elis Bakaj (Vllaznia), Rauf Alijev (Inter Baku), Ardit Peposhi (Korabi), Stivi Frashëri (Flamurtari), Valon Ethemi (Mamurrasi), Milosh Kërkotiç (Mladost Podgorica), Kristi Joti (Tirana U19), Siraj Naser (firmë në korrik, prishje kontrate në fund të gushtit)

Largime: Matija Dvornekoviç (FH Hafnarfjordur, Islandë), c, Bedri Greca (Tirana), Lukas Rangel (Kapfenberg), Klaudio Çema (Luçko), Entonio Pashaj, Alberto Serran Polo (Hoceima, Marok), Pero Pejiç (Slaven Belupo), Drilon Tejeci, Nijas Lena (Teuta), Izair Emini (Shkëndija e Tetovës)

 

Partizani

Afrime: Blerim Kotobelli (Teuta), Gerhard Progni (Teuta), Mustafa Enok Xhixhiua, Milan Basrak (Katanzaro), Andrea Selvaxhio (Racing Roma), Romeo Shahinas (Racing Roma), Xhovani La Kamera (Lupo Roma), Kristian Adorjan (Novara), Edgar Çani (Piza), Kristo Merko, Eglant Haxho (Renova), Erik Herrera, Alban Sulejmani (Legia Varshavë)

Largime: Ylber Ramadani (Velje), Marko Cetkoviç (Mlladost), Kaleb Ekuban (Lids), Methju Bonifejs (Beroe), Agustin Torrasa, Mario Dajsinani (Skënderbeu), Esin Hakaj (Teuta), Laurent Ismailaj (Drita), Mentor Mazrekaj (Prishtina), Ardit Jaupaj (Flamurtari P.)

 

Skënderbeu

Afrime: Donjet Shkodra (Flamurtari), Bruno Dita (Teuta), Mario Dajsinani, (Partizani), Afrim Taku (Tirana), Shend Kelmendi (Trepça 89’), Ali Soue (Kievo), Benejam Dente, Suad Sahiti (Rabotniçki), Fidan Aliti (Slaven Belupo), Martin Nespor (Zaglebie Lubin)

Largime: Hamdi Salihi, Marvin Ogunxhimi, Kornel Predesku, Nuredin Orelesi (Vllaznia), Ardit Hoxhaj (Flamurtari – hua), Masato Fukui (Kamza), Hektor Idrizaj (Kamza), Anteo Osmanllari (Korabi – hua), Serxhio Zhunior (Rabotniçki), Xhefri Bushi (Besa – hua), Xhefri Çarls (Rabotniçki – hua)

 

Flamurtari

Afrime: Ditmar Bicaj (Vllaznia), Goran Siljanovski (Rabotniçki), Adis Nurkoviç (Travnik), Ardit Hoxhaj (Skënderbeu), Emiljano Musta (Teuta), Muhamed Useini (Renova), Viktor Zhufo (Shkëndija Tetovës), Artim Pollozhani (Shkëndija Tetovës), Lansinet Sidibe, Seku Kamara (Besëlidhja), Lejdi Liçaj (Luftëtari), Abubakar Ibrahima Tungara, Fjoralb Deliaj (Tirana)

Largime: Donjet Shkodra (Skënderbeu), Bruno Telushi (Slaven Belupo), Astrit Fazliu (Drita), Ardit Shehaj (Teuta), Argent Halili (Kamza), Taulant Kuqi (Kamza), Arbër Beqaj (Teuta), Hair Zeqiri (Kukësi), Stivi Frashëri (Kukësi), Ilir Berisha, Astrit Fazliu (Drita), Milos Rniç, Ivan Galiç (Cibalia), Lineker Nakamuta, Balsa Radoviç, Mauricio Leal

 

Vllaznia

Afrime: Edon Hasani (Kukësi), Gilman Lika (Tirana), Nuredin Orelesi (Skënderbeu), Çarles Atsina, Erjon Vucaj (Laçi), Andi Ribaj (Teuta)

Largime: Ditmar Bicaj (Flamurtari), Stefan Cicmil (Mladost Podgorica), Jasmin Agoviç (Rudar Pljevlje), Brunild Pepa (Lushnja), Elis Bakaj, Rubin Hebaj (Domzhale), Endri Vrapi (Liria), Landri Mulemo, Ndriçim Shtubina (Kukësi), Denis Dyca (Kastrioti – hua), Uendi Vecaj (Dinamo Zagreb)

 

Teuta

Afrime: Ante Hrkaç (Lokomotivë Zagreb), Arbër Beqaj (Flamurtari), Elton Vata (Laçi), Albi Dosti (Bylisi), Esin Hakaj (Partizani), Dajan Shehi (Besa), Ardit Shehaj (Flamurtari), Dejvi Bilali (Besa), Anel Dediç, Onieka Osemene (Braga – hua), Nijas Lena (Kukësi), Latif Amadu (Dinamo Brest), Abe Oluasina (Sunshine Star)

Largime: Rustem Hoxha (Kukësi), Bruno Dita (Skënderbeu), Artur Magani(Liria), Andi Ribaj, Blerim Kotobelli (Partizani), Gerhard Progni (Partizani), Erand Hoxha, Ergi Borshi (Kastrioti), Faizal Bangal, Emiljano Musta (Flamurtari), Eko Barine, Bojan Markoviç (Ruç Çorzov), Enriko Papa (Kastrioti), Fabio Hasa (Dinamo).

 

Luftëtari

Afrime: Fabricio Nunjes, Bruno Toledo (Liverpul), Fakundo Nasif (Manta), Valdo Zeqaj (Apolonia), Arsen Kasa (Elbasani), Leonard Përgjini (Shënkolli)

Largime: Usama Mutumane, Edi Nikolas Bojom (Al Vatan), Lejdi Liçaj (Flamurtari), Arturo Rexhinaldo (Laçi), Pedro Bengui, Marius Topi.

 

Laçi

Afrime: Sherif Kallaku (Kremoneze), Jurgen Vatnikaj (Partizani), Efiong Ejoh (Dinamo), Rexhinakdo (Luftëtari), Redon Xhixha (Shkëndija Tr.), Erisildo Smaçi (Partizani), Ademir Souza (Jakobina), Maikon Eskerda, Myrto Uzuni (Apolonia), Idris Ilunga Mbombo (Al Shabab – hua)

Largime: Emanuel Mensah (Atromitos), Bruno Lulaj (Skënderbeu), Serxhio Zhunior (Skënderbeu), Thomas Niameke, Blazho Rajoviç, Bekim Dema (Vllaznia B), Alush Kanapari, Emiljano Hysi, Drilon Musaj (Drita), Erjon Vucaj (Vllaznia)

 

Lushnja

Afrime: Ibrahim Bejte (Sopoti), Brunild Pepa (Vllaznia), Agim Meto (Bylisi), Orgest Gava (Bylisi), Hermes Shkulaku (Pogradeci), Elvis Prençi (Korabi), Ervis Kaja (Korabi), Kristi Marku (Partizani), Aldo Vodo (Partizani B), Melis Haxhiu (Shkëndija Tiranë)

Largime: Arbër Allkanjari, Oltjan Haremi (Egnatia)

 

Kamza

Afrime: Bruno Arrabal, Alfred Zefi (Korabi), Argent Halili (Flamurtari), Hektor Idrizaj (Skënderbeu), Masato Fukui (Skënderbeu), Argjend Mustafa (Vushtrria), Mërgim Neziri (Prishtina), Ivan Fushtar (RNK Split), Anxhelo Mumajesi (Sopoti), Armando Rami (Kukësi B), Taulant Kuqi (Flamurtari), Demir Imeri (Shkëndija Tetovë), Stevan Raçiç, Besnik Syziu (OSV Hanover), Dimitrij Simonov (SKA Rostov-na-Donu), Khasan Khatsukov (Jedinstvo), Sebino Plaku (Skënderbeu), Denis Peposhi (Korabi)

Largime: Beqir Ibraimllari (Iliria), Mario Morina, Albi Çekiçi (Pogradeci), Valdano Nimani (Tërbuni), Alfred Deliallisi (Erzeni), Daniel Lamellari, Nertil Ferraj, Jetmir Sefa (Liria), Enco Malindi (Kastrioti), Elton Basriu (Liria), Xhorxhian Boçi, Ryo Kato, Spartak Elmazi, Luart Lame (Pogradeci), Aristotel Koleci (Tomori)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU