Statistikat e ndeshjes Austri – Shqipëri

0
SHPËRNDAJE

Kombëtarja/ Ekipi Kombëtar i Shqipërisë luajti një lojë me dy “fytyra” në miqësoren me Austrinë ku u përballën në stadiumin “Erns Happel” të Vienës. Pas një paraqitje katastrofë në pjesën e parë, djemtë e De Biasit reaguan mjaft mirë në të dytën ku treguan rritje në lojën e tyre. Skuadra austriake ishte disi më lartë se kuqezinjtë, pasi e dominuan lojën edhe në shifra. Mbajtja e topit anonte nga skuadra e Austrisë edhe pse me një përqindje të vogël. Në fund të ndeshjes shifrat e mbajtjes së topit ishin 53 – 47 % në favor të vendasve. imagePo ashtu edhe në rastet e golave, ekipi i Koller kishte 12 tentativa ndërkohë ajo e De Biasit vetëm 8. Përsa i përket gjuajtjeve në kuadrat, vendasit e goditën plot 8 herë portën e Etrit Berishës. Gardiani kuqezi ndali vetëm 6 prej tyre pasi 2 të tjerat përfunduan në rrjetë. Ndërkohë kuqezinjtë goditën vetëm 3 herë brenda kuadratit, duke shënuar vetëm 1 gol me anë të Lenjanit. Goditjet jashtë porte flasin më mirë për Shqipërinë që numëron 5 të tilla, ndërkohë Austria vetëm 4 herë gaboi shënjestrën duke goditur jasht. Përsa i përket kartonave, i vetmi lojtar i ndëshkuar në këtë përballje ishte Ergys Kaçe. Mesfushori kuqezi ishte protagonisti absolut në këtë aspekt teksa mori 2 kartona të verdhë, duke marrë gjithashtu edhe automatikisht atë të kuqin.

Statistikat e ndeshjes Austri - Shqipëri
Statistikat e ndeshjes Austri – Shqipëri

S'KA KOMENTE

Comments are closed.