Statistikat për Mihajlovic/ Në Genova dyshja Balo-Adriano

0
SHPËRNDAJE

1442956251-milan-beats-udinese-32-in-italian-series-a-football_8624768Ndaj Genoa i besohet dyshes Balo-L.Adriano
Prova e mirë e Balotellit në Udine, e bashkuar me momentin e lodhjes fizike të Carlos Bacca, mund të shtyj Sinisa Mihajlovic të vendos në Genova një dyshe sulmuese e formuar nga SuperMario dhe Luiz Adriano. Për sa i takon pjesës së mbetur të formacionit, duhet të rikthehet titullar Kucka, i cili është drejtë rekuperimit, por mund të jetë i gatshëm edhe Antonelli. Nëse këta të dy rikthehen, do t’ju lihet vendi nga De Sciglio dhe De Jong.

1442956248-milan-beats-udinese-32-in-italian-series-a-football_8624762
Milani asnjëherë kaq mirë që nga 2008
Në fund, edhe pse janë mundur ndaj Fiorentinës dhe Interit në derbi, llogaritë praktikisht vlejnë. Edhe Massimimilano Allegri në vitin e kampionatit të fundit të fituar nga Milani (sezoni 2010-2011) nuk kishte një start kaq të mirë. Nëntë pikë pas 5 javësh janë të dhëna që s’janë regjistruar në “shtëpinë” kuqezi që nga sezoni 2008-2009 (në fund të këtij sezoni janë pozicionuar të dytët). Për ty kthyer tek sezoni i titullit të fituar nga Allegri, Milani pas 5 javësh të luajtur në fillim të kampionatit kishte arritur tetë pikë, renditej i pesti së bashku me Napolin, Barin dhe Catania.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.