Strakosha-Ujkani, dy shqiptarë për një portë në Serinë B

0
SHPËRNDAJE

Thomas Strakosha duket gjithmonë e më pranë Salernitanës së Serisë B. Portieri 20-vjeçar duhet të transferohet shumë shpejt me formulën e huazimit nga Lacio, sipas asaj që raporton shtypi itlaian. Gjithçka duket se është drejt konkretizimit, megjithëse drejtori sportiv i klubit salentin, Angelo Fabiani, ka dashur të përmbahet disi: “Jemi të interesuar për Strakoshën, por ende s’jemi në fazën e mbylljes së oepracionit. Jemi ende duke vlerësuar”. Në fakt më shumë vlerësimet kanë të bëjnë në lidhje me një tjetër portier (këtë herë me përvojë) që duan t’i vendosin përkrah Strakoshës.

strako
Thomas Strakosha

E ndër emrat që po vlerësohen figuron edhe ai i Samir Ujkanit, i cili është lënë i lirë nga Palermo dhe është në kërkim të një klubi të ri. Ndërkohë që sinjalizohet një refuzim që ka ardhur prej rumunëve të Steuas kundrejt portierit shqiptar, ai faktikisht duket se ka ndërmend të qëndrojë në Itali. E pas kontakteve me Çezenën ka bisedime edhe me Salernitanën. Ndonëse çdo gjë mbetet ende e hapur dhe s’është marrë asnjë vendim. Por ka rrezik që dy portierët shqiptarë të gjenden në “balotazh” për portën e një skuadre italiane.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.