Stoichkov, vrer ndaj Van Gaal: Po shkatërron Manchesterin!

0
SHPËRNDAJE
Loading...

stoic“Van Gaal po e shkatërron Manchester United-in dhe Pedro nuk duhet të shkojë atje”. Janë këto fjalët e legjendës së futbollit bullgar, Hristo Stoichkov. Ish-lojtari i Barcelonës thotë se “Djajtë e Kuq” po i shkatërron mediokriteti i teknikut holandez dhe se për këtë Pedro do të bënte gabimin më të madh të karrierës nëse do t’i bashkohej klubit anglez në këtë periudhë. 28-vjecari spanjoll është përfolur prej kohësh për një lëvizje drejt Old Trafford-it. Marrëveshja thuhet të jetë arritur, por transferimi është bllokuar përkohësisht prej gjendjes jo të mirë shëndetësore të Neymar, i cili për shkak se është me shyta, do të qendrojë larg fushës së gjelbër për dy javë, duke humbur kështu Superkupën e Evropës, por edhe Superkupën e Spanjës.
“Van Gaal, shkatërroi Barcelonën dhe tanimë po shkatërron edhe Manchester United-in”, është shprehur 49-vjecari Stoichkov, i cili u largua nga Barcelona në vitin 1998 kur katalanasit drejtoheshin pikërisht nga holandezi.
Fituesi i Topit të Artë në vitin 1994, vazhdoi më tej teksa e këshilloi Pedron se përpara se të vendoste, të shihte se çfarë trajtimi i ka rezervuar portierit Victor Valdez, holandezi Van Gaal te Manchester United. Ish-portieri i Barcelonës është lënë jashtë skuadre dhe është kaluar te ekipi i rezervave, këtë sjellje Stoichkov e përshkruan si tipike të mediokritetit të Van Gaal.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.