Stoke City zyrtarizon një tjetër goditje

0
SHPËRNDAJE

Ibrahim-Afellay-009

 

Stoke City është një nga klubet që po zhvillon një ndër merkatot më të mira të kësaj vere. Klubi anglez ka zyrtarizuar sot afrimin e ish lojtarit të Barcelonës Ibrahim Afellay i cili ka nënshkruar një kontratë 2 vjeçare. Holandezit i skadoi në fund të sezonit që shkoi kontrata me Kampionët e Europës dhe ishte i lire të negocionte me klubet e tjera. 29 vjeçari vitin që shkoi ishte pjesë e kampionëve të Greqisë, Olympiakos Pireus tek të cilët luajti në formën e huazimit nga Barcelona. Afellay do të përforcojë sulmin e Stoke City që kërkon të përsëritet pas sezonit mëse pozitiv të zhvilluar vitin e kaluar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.