Strakosha e nis me këmbë të mbarë në Serinë B

0
SHPËRNDAJE

strakEdhe Thomas Strakosha ka debutuar me fanellën e Salernitanës në Serinë B,duke fituar me shifrat 3-1 ndaj Avellinos, në javën e parë të këtij kampionati. Portieri i aktivizuar si titullar, pasi ka pësuar një gol të ardhur edhe për gabimin e tij (15′), më tej ka bërë autokritikë, duke ndërhyrë me sukses në disa raste, teksa ndihmuat skuadrën e tij në sigurimin e tri pikëve të para. Përveçse poritieri shqiptar bëri pritje vendimtare, ishte Salernitana në përgjithësi që u shfaq më kërkuese në lojë dhe shënoi me anë të Gabionettas (12’) e (56’), si Troianiello (90+5’). Salernitana tani është në vend të tretë me 3 pikë, aq sa ka edhe Livorno e Vajushit. Por mbi të gjitha, lajmi i mirë është se Strakosha e nisi me këmbën e mbarë këtë aventurë të re dhe të rëndësishme të tij në futbollin italian.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.