Strakosha “fundos” Vajushin

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Thomas Strakosha
Thomas Strakosha

Legjionarët/ Salernitana e Thomas Strakoshës dhe Livorno e Armando Vajushit u përballën mes tyre ditën e sotme në një ndeshje të rëndësishme për objektivat e skuadrave. Të dy ekipet janë rivalë direktë në luftën për mbijetesë, teksa ndodhen në pozita tepër delikate. Ndeshja u mbyll me fitoren 3-1 të vendasve ku aktivizohet portieri Strakosha, por ky i fundit nuk luajti asnjë minutë në këtë përballje duke qëndruar gjatë gjithë kohës në pankinë. Ndërkohë nga ana tjetër Livorno e problemeve të mëdha regjistroi një tjetër humbje që e fundos këtë ekip.

Armando Vajushi
Armando Vajushi

Armando Vajushi e nisi ndeshjen nga stoli teksa u fut në lojë vetëm në minutën e 61′ kur ndeshja ishte me rezultatin 3-1. Pas kësaj fitoreje skuadra e Salernitanës bën një hap të madh drejt mbijetesës ku tashmë parakalon Livornon. Ekipi i Strakoshës në vendin e 19 që të dërgon në play off, ndërkohë ai i Vajushit zbret në vendin e parafundit duke qenë i rrezikuar seriozisht për rënien nga kategoria.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.