Strakosha, kontratë të re me Lazion

0
SHPËRNDAJE

Thomas Strakosha duket se po i bind të gjithë me paraqitjet e tij.

2017-ta pritet të nise me një kontratë të re të Thomas Strakoshës me Lazion. Mediat italiane këmnëngulin se 21-vjecari i kombëares shqiptare, i ka bindur të gjithë në shtëpinë bardhekaltër me paraqitjet e tij, ndaj do t’i propozohet një marrëveshje e re me përmirësim të ndjeshëm të pagës. Më saktë bëhet fjalë për trefishim të shumës që përfiton aktualisht te skuadra kryeqytetase.

Deri në muajin qershor Strakosha sipas raportimeve që vijnë nga përtej Adriatikut duhet të përfitojë 96 mijë euro, por me marrëveshjen e re kjo shifër duhet të shumëzohet me tre. Nuk do të ketë asnjë pengesë për hedhjen e të zezës mbi të bardhë, sepse Laizo dëshiron ta mbajë portierin shqiptar, sikurse vetë lojtari e ka shprehur hapur dëshirën për të luftuar për vendin e titullarit te bardhekaltrit.

Strakosha konsiderohet si zgjedhje e dytë pas Marchetit, por në fakt me formën që ka treguar në ndeshjet ku është aktkvizuar e ka kaluar rivalin e tij 33-vjecar në plan të dytë.

Gjatë këtij sezoni është aktivizuar në 6 ndeshje të Serisë, duke pësuar në total 4 gola, 2 në humbjen me Milanin, që shënonte debutimin e tij me Lazio, si dhe në fitoret 3-1 me Genoan dhe 1-2 në fushën e Sampdorias.

Statistikat janë në favor të shqiptarit. Me Strakoshën në fushë Lazio ka grumbulluar 15 pikë nga 18 të mundshme.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.