Strakosha: Mëkat që u mundëm, mendjen te ndeshja e radhës

0
SHPËRNDAJE
Loading...

thomas-strakoshaPortieri i Kombëtares Shqiptare, Thomas Strakosha, pas ndeshjes me Izraelin, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetares Vilma Masha, u shpreh se është mëkat që u mundët dhe duhet të fokusohen menjëherë te ndeshja e radhës.

“Gjynah që u mundëm, pasi edhe me dy veta më pak luftuam fort në fushë dhe është mëkat që pësuam tre gola. Tani, kokën lart dhe të shohim ndeshjen tjetër.

Me Italinë, po erdhi shansi, mirë se të vijë. Por unë dua që Kombëtarja të fitojë, pavarësisht nëse jam unë në fushë ose jo”,-mbylli prononcimin e tij, portieri i Shqipërisë, Thomas Strakosha. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.