Strakosha vendimtar, Salernitana kualifikohet

0
SHPËRNDAJE
Loading...

1898173_1112900785406485_332885253197518512_n
Momente nga ndeshja

Salernitana që vjen nga kategoritë inferiore italiane kanë nxjerrë Kievon e Serisë A nga Kupa e Italisë. Skuadra salentine ku luan portieri shqiptar Thomas Strakosha ka avancuar për në turin e katërt të kompeticionit të dytë kombëtar në Itali. Gardiani i huazuar nga Lacio ka luajtur titullar në radhët e Salernitanës, të cilës iu deshën 120 minuta për të shënuar një gol më shumë se kundërshtarët (1-0) dhe për ta shikuar veten më tej në Kupën e Italisë. Për Strakoshën, pjesë e Shpresës së Shqipërisë, ka qenë një paraqitje tepër pozitive, duke qenë disa herë vendimtar me ndërhyrjet e tij.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.