Strakosha zbulon “sekretin” e përqëndrimit

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Kombëtarja/ Thomas Strakosha vijon të bëjë mirë edhe në miqësoret e Lacios, duke u lënë për të kuptuar drejtuesve se kanë bërë zgjedhjen e duhur që i besuan atij mbrojtjen e kuadratit.

Ai ka zbuluar edhe një sekret tijin, që lidhet me ruajtjen e përqendrimit gjatë ndeshjeve dhe kjo fjalën falë çamçakëzit.

“Për ne portierët, gabimi më i vogël kushton shumë. Nganjëherë nuk kemi asnjë goditje në portë për 89 minuta dhe ajo që mund të vijë në minutën e 90-të duhet shmangur patjetër. Për këtë nevojitet të jemi të vëmendshëm deri në sekondën e fundit të lojës. Personalisht, si sekret kam përdorimin e çamçakëzit”, është shprehur Strakosha.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU