Strakosha:Dua të përmirësohem gjithmonë

0
SHPËRNDAJE

Portieri i Lazios dhe kombetares kuq e zi Thomas Strakosha foli për SuperSport ku rrëfeu momente të veçanta të karrierës së tij

Vitesse?
Strakosha: Ishte ndeshje e fortë, na vuri në vështirësi Miloti, por ne reaguam edhe më mirë prandaj fituam. Në europa League luhet më hapur, prandaj patëm dhe pak vështirësi në debutim.

Roma?
Strakosha:Nuk e di unë se cfarë ndodh. Roma e fitoi ndeshjen lehtë.

Genoa? Strakosha:Jemi të fortë por duhet të përqendrohemi vetëm te ndeshja e radhës.

Objektivi?
Strakosha:Të jemi më mirë se një vit më parë, të shkojmë mirë në europë dhe të jemi në 5-6 ekipet më të mira të kampionatit.
Dua të përmirësohem gjithmonë dhe të luaj në cdo ndeshje, të ndihmoj ekipin tim dhe të jap kontribut në kombëtare.
Në dhomë qëndroja me Kacen, tani me Valon Ahmedin. I ka vendosur trajneri gjithmonë. Luca Creco.

Si ndihesh ne kampionat kur ka portier te forte? Strakosha:Ndihem me fat që jam pjesë e një kampionati shumë të fortë me portierë të nivelit të lartë. Kam ardhur shumë i vogël këtu por kam mësuar shumë gjëra.
Kam dëshirë të luaj në cdo ndeshje, kur trajnerë më thotë jam i lumtur. Për rotacionin vendos trajneri.

Debutimi kishte më shumë emocione, sepse nuk e prisja. Kisha shumë stres para ndeshjes. Me kalimin e kohës ke më pak stres dhe ke më shumë kohë për ta përgatitur ndeshjen.
Trajneri e di cili do të jetë titullar në kombëtare. E kam thënë gjithmonë në kombëtare nuk ka shumë rëndësi nëse luaj unë apo Etriti. Mjafton të marrim rezultatin e duhur.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.