Struga fiton trofeun “Pavarsia”

0
SHPËRNDAJE

Kupa Pavarsia/ Në ditën e sotme është zhvilluar Kupa “Pavarësia” në qytetin e Korçës. Një kupë kjo me shumë vlera, pasi kufijtë e Shqipërisë thyheshin për një ditë të vetme në këtë eveniment, por aspak e marrë seriozisht nga pjesëmarrësit. Ekipi i Tiranës dhe Lirisë së Prizrenit, nuk u paraqitën me futbollistët më të mirë në këtë takim, duke bërë të mundur që ekipet më pak të avantazhuara në këtë eveniment, të ndesheshin së bashku në finale.

Ekipi i Tiranës është eliminuar nga Struga në ndeshjen e parë me rezultatin 1-0, ndërsa Otranti kaloi Lirinë e Prizrenit me rezultatin 2-1. Finalja e zhvilluar midis Strugës dhë Otrantit nuk paraqiti gola të shënuar, megjithëse ekipi i Strugës luajti për 45 minuta me një lojtar më pak, pas daljes me të kuqe të një futbollisti të këtij klubi.

Struga arriti të triumfonte në këtë kupë falë penalltive, pasi struganët ishin më të saktë nga pika e bardhë duke mposhtur Otrantin me rezultatin 4-1. Ajo e cila duhet theksuar, është se fituesja e Kupa “Pavarësia”, erdhi në mënyrë rastësore në këtë eveniment, pasi më parë ishte programuar Shkëndija e Tetovës për të marrë pjesë në këtë eveniment.Liria u shpall si ekipi më “Fair Play” i turneut, ndërsa futbollisti më i mirë i përket ekipit të Strugës, Altin Loga.

Struga

S'KA KOMENTE

Comments are closed.