Suedi/ Agon Mehmeti shënon në fund (video)

0
SHPËRNDAJE

Ka shënuar një gol mjeshtëror dhe me një qetësi olimpike Agon Mehmeti, pikërisht atëherë kur luheshin sekondat e fundit të minutës së pestë shtesë të ndeshjes Malmo – Orebro. Rezultati në ato momente shënonte 1-2 për miqtë por nëse në stadiumin “Swedbank” të Malmo-es mbizotëronte paniku, krejt e kundërta ndodh me sulmuesin nga Podujeva që me qetësi rregullon topin brenda zonës, piketon portën dhe godet me përpikmëri duke barazuar takimin në 2-2.

528x300
Agon Mehmeti – Malmo

Ky ishte goli i dytë i Mehmetit në kampionatin e sivjetshëm që ka arritur në javën e 15-të ndërsa ekipi për të cilin luan, Malmo gjendet në vendin e pestë, shtatë pikë larg kreut. Që pas kthimit nga kampionati portugez, sulmuesi shqiptar është aktivizuar shumë pak te Malmo, madje edhe në takimin në fjalë u fut në fushë në ’82. Agon Mehmeti ka luajtur edhe tre takime me ekipin tonë Kombëtar pa shënuar asnjë gol.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.