Suedia U-21 kampione e Europës, dedikim ironik Francës (video)

0
SHPËRNDAJE

Ndodh edhe kështu. Në tetorin e vitit të kaluar, luhej takimi midis Francës dhe Suedisë e vlefshme për eliminatoret e Europianit U-21. Shënonte në ’87 Layvin Kurzawa i Monaco-s duke e çuar rezultatin e përgjithshëm në 3-2 që kualifikonte në Europian Francën. Pas golit, francezi Kurzawa nuk përmbahet duke festuar në mënyrë “salutimi ushtarak” përpara fytyrave të kundërshtarëve suedezë, mirëpo vetëm dy minuta më pas, Suedia shënon duke u kualifikuar. Pas këtij golit edhe suedezët u kthyen njësoj reston francezëve.

55932256f3788Dje (30 qershor), nëntë muaj më pas, Suedia arriti në finale, madje fitoi edhe trofeun e Kampionatit Europian duke mundur me penallti Portugalinë pasi koha e rregullt dhe shtesat u mbyllën pa gola. Suedia u tregua më e saktë duke fituar 4-3 dhe menjëherë pas fitores, lojtarët suedezë nuk harruan të përshëndesin me ironi Kurzawa-n dhe Francën me “salutimin ushtarak”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.