Sukaj i Partizanit?

0
SHPËRNDAJE

Xhevahir Sukaj bën tifozët e Partizanit të ëndërrojnë. Njeriu që bëri fatin e të kuqve sezonin e kaluar, autor i 21 golave në kampionat me fanellën e Partizanit ishte prezent në “Loro Borici”. I rritur futbollistikisht te Vllaznia, Sukaj la të hapur në intervistën e tij për Supersport edhe mundësinë e rikthimit në qytetin e tij të lindjes, por më pas u shfaq më konkret për pistën Partizani duke pranuar bisedimet me presidentin Demi.xhevahir-sukaj-kol-xhihani-658x390

“Mendoj se duhet të rikthehem në Janar. Besoj që do të kthehem, por se ku mbetet për t’u parë. Partizanit i duhet një sulmues goli, duke para që ka një lojtar shumë të mirë si Ekuban. Një lojtar që bashkëpunon me të do të ishte i nevojshëm. Mbase mund të jem edhe unë, por është herët për të folur. Dëshira është për t’u kthyer. Kam patur një bisedë me drejtuesit dhe mendoj se në Janar do të kthehem, por të presim e të shohim.”

Padyshim një lajm i madh ky për tifozët e Partizanit që ka nevojë si ajri për një bomber race si Sukaj. Aq më tepër kur në analizën e tij në krahasimin mes Partizanit dhe Skënderbeut për këto dy sezonet e fundit, peshorja anon nga Partizani.

“Skënderbeu është më i dobët sesa vjet. Skënderbeu i sezonit të kaluar ka qenë më i miri i gjashtë viteve të fundit. Partizani është njësoj, i mungon Mazrekaj një futbollist shumë i parë pas sulmuesve, por edhe Sukaj, që zëvendësohet nga Ekuban.”

Shpresë për titullin kampion, akoma më domethënëse kur vjen nga një si Sukaj, Xhevahiri që aq shumë i mungon këtë vit Partizanit.

 

/Supersport.al

S'KA KOMENTE

Comments are closed.