Sukaj largohet nga Partizani?

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Xhevahir Sukaj ishte një nga rikthimet e bujshme në futbollin shqiptar në sezonin që sapo u mbyll. Shkodrani ishte një vlerë e shtuar tek ekipi i Partizanit, teksa me golat e tij e mbajti këtë skuadër në garë për titullin kampion deri në javën e fundit të kampionatit.

Xhevahir Sukaj
Xhevahir Sukaj

Por tashmë me mbylljen e sezonit, Sukaj mund të konsiderohet si një ish lojtar i të kuqve. Në drejtim të “bomberit” shkodran kanë mbërritur oferta nga klube aziatike, teksa më konkretja është ajo nga kampionia e Malajzisë, Johor Darul Tazim, e cila mendohet të ketë ofruar plot 500 mijë dollarë në sezon.

Në një prononcim për “Panorama Sport” në lidhje me këtë çështje, Sukaj është shprehur: “Të jem i sinqertë ekipe në Malajzi prej kohësh kanë shfaqur interes për mua, qysh kur isha tek Sepahani. Do të shqyrtoj mundësitë dhe do të vendos. Si për koinçidencë i kam rezervuar edhe pushimet në Malajzi. Gjithashtu kam edhe oferta nga ekipe të tjera aziatike. Ditën në vijim do të vendos të ardhmen. Përsa i përket Partizanit, mund them se kalova një sezon të shkëlqyer. Si unë dhe klubi jemi të kënaqur nga njëri-tjetri”, ishin fjalët e Sukajt duke lënë të nënkuptohet se është larguar nga ekipi kryeqytetas.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.