Sukaj: Mos polemizoni Partizanin, sot sërish mungon një 11-metërsh

0
SHPËRNDAJE

Xhevahir Sukaj nuk ndalet. Duket se fanela e kuqe i ka bërë “magji” lojtarit shkodran. Sërish një gol, kësaj here në aksion, për të “mbyllur” kështu edhe gojët e liga që thonin se Sukaj nuk shënon në aksion. Në kameran e SuperSport shkodrani ka bërë të ditur se nuk ka rëndësi autori i golit, rëndësi ka të fitoj Partizanit. Gjithashtu, mëngjarashi i Partizanit, kërkon të largoi edhe polemikat nga skuadra e tij për 11-metërshat.

image

“Nuk ka rëndësi shënon Sukaj apo dikush tjetër, rëndësi ka që ekipi po vazhdon fitoret. Nuk më vjen mirë kur në media polemizohet ndaj Partizanit. Ishte edhe sot një 11-metërsh tek krosimi në zonë kur Plaku goditi me kokë. Ndeshja ka edhe nga këto episode. Mbrojtësi i Tërbunit preku topin me dorë. Gjithsesi, loja kështu e ka. Ka pasur edhe ndeshje që janë dhënë 4 penallti në një sfidë. Skënderbeu është krenari për të gjithë futbollin tonë. Ka nderuar edhe Partizanin me arritjen e tij në Europë. Por nuk është Barcelona. Mos e bëni si skuadër të kapshme. Ne duhet të jemi vigjilent në ndeshjet tona për të arritur pikët në javët e para. Nga eksperiencat e mija pikët e lëna në fillim i qan në fund. Sa i takon ecurisë personale, kam shënuar edhe me Vllazninë 5 gola në 3 javë kampionat. Sa i takon derbit, e kam thënë edhe më parë, duhet të shënoi Racic dhe të fitojmë 1-0.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.