Sukaj-Partizani, e ardhmja mund të vendoset sot

0
SHPËRNDAJE

10464270_532845393481989_7175516308944552794_n
Sukaj kur niste karrierën në Iran

Xhevahir Sukaj mund të bëhet i Partizanit jo më larg se brenda ditës së sotme. Mësohet se sulmuesi shkodran ka takim vendimtar sot me krerët e klubit kryeqytetas gjatë të cilit mund të përcaktohet e ardhmja e futbollistit që ka shëtitur nëpër disa kampionate të ndryshme ndërkombëtare.

Sukaj vazhdon të jetë lojtar i lirë pas mosvazhdimit të kontratës së tij me Sepahan të Iranit, ndërsa Partizani vazhdon të ndjejë mungesën e një sulmuesi potent që mund të ndihmojë Stevan Racic i cili duket se nuk mjafton në repartin e sulmit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.