Sulejman Starova dorëhiqet. A do japë OK presidenti Demi?!

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Partizani / Sulejman Starova paraqet dorëheqjen si trajner i të kuqve. 62 vjeçari në orët e vona të kësaj të hënë sipas burimeve të Sport News ka paraqitur dorëheqjen e tij pranë presidentit, Gazmend Demi duke i dhënë fund aventurës së tij në krye të stolit, detyrë që e mori në fillim të sezonit të kaluar pas largimit të Alberto Sormanit.

Dorëheqja e Starovës vjen vetëm pak orë pasi tifozët e Partizanit kërkuan largimin e tij nga detyra e trajnerit duke e cilësuar fajtor për eliminimin në Europa League nga bullgarët e Botev Plovdivit.

Sipas asaj që ka mësuar Sport News, dorëheqja e Starovës është e parevokueshme dhe vetë 62 vjecari mund të dalë me një deklaratë për shtyp këtë të martë, por duhet parë nëse dorëheqja e tij do të pranohet nga ana e presidentit Demi, që e ka bindur në më shumë se një rast Starovën të qëndrojë në krye të skuadrës pavarësisht dëshirës së tij për t’u larguar.

Gjithsesi ky nuk është një largim i Starovës nga klubi, pasi ai do të vazhdojë të punojë në skuadër duke mbajtur rolin e këshilltarit të presidentit Demi, ndërsa për rolin e trajnerin ditët e fundit është folur shumë për një afrim të mundshëm të Mladen Milinkovicit, që vjet ishte protagonist me skuadrën e Luftëtarit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU