Sulejman Starova: Më kënaq fitorja, do të përmirësohemi

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, ka mbetur i kënaqur nga fitorja e ekipit që drejton, por duket se “bobit” nuk i ka pëlqyer edhe aq shumë performanca e dhuruar nga lojtarët e tij në fushën e blertë. Fitoren e të kuqve e vendosi një 11-metërsh i shënuar nga Sukaj në sekondat e fundit të takimit, dhe kjo gjë ka bërë që trajneri i Partizanit të kënaqet vetëm me tre pikët. Ja deklarata e tij pas ndeshjes:
image
“Ekipi ka anët e veta negative por ka edhe anët pozitive. Ana negative është që lojtarët kanë interpretuar në mënyrë të gabuar goditjet standarte dhe jo ashtu siç ne i kishim përgatitur gjatë javës, në të cilat ne pësuam edhe gol. Ana e mirë është që ekipi reagon dhe ka dëshirë për të luajtur. Sot loja jonë tregoi rritje, dhe tani në çdo ndeshje performancat tona do të vijnë gjithmonë e më mirë. Kam besim se do të përmirësohemi, dhe do t’i zgjidhim më shpejtë ndeshjet.”- u shpreh “Bobi” për Supersport

S'KA KOMENTE

Comments are closed.