Sulejman Starova: Ne e meritojmë kampionatin

0
SHPËRNDAJE

Trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, pas fitores ndaj Skënderbeut në emisionin “Gol pas Goli” në SuperSport, në intervistën dhënë gazetarit Ylli Aga deklaroi: “Ishte një ndeshje që i kishte të gjitha: taktikë, teknikë, dramë, sepse u përmbys rezultati.

Kjo ishte një sfidë që konfirmon edhe një herë se Partizani është skuadër që mund të fitojë ndaj kujtdo.

Ne meritojmë kampionatin, sepse po fitojmë ndaj rivalëve direkt. Lufta për titull do të vazhdojë deri në fund, por mendoj se ne jemi shumë më mirë se rivalët deri tani.

Të fitosh me Skënderbeun në Korçë është një kënaqësi super e madhe.

Torassa? Nuk është vendosur kurrë në diskutim nga ana jonë! Ka qenë titullar në të gjitha ndeshjet, por duhet të rrisë më shumë nivelin e tij.

Merkatoja? Nuk do bëjmë shkencë, vetëm mund të marrim ndonjë përforcim pikant.

Revansh ndaj trajnerit Agostinelli? E vlerësoj si trajner, specialist dhe si njeri. Kjo mjafton për të dhënë një përgjigje e cila vulos të gjithë respektin që unë gëzoj për Agostinelin.

Kush më ka befasuar? Luftëtari! Vërtetë që më ka befasuar në këtë pjesë të parë të sezonit, sepse i ka ndalur të gjitha të mëdhatë në fushën e tij“, deklaroi trajneri Sulejman Starova për SuperSport. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.