Sulejman Starova zbulon të ardhmen

0
SHPËRNDAJE

Superiorja / Sulejman Starova, trajneri i Partizanit, pas ndeshjes në Bullgari me Botev Plovdiv, ka folur para medieve në lidhje me sfidën e luajtur nga ekipi i tij, duke analizuar edhe diferencat mes dy skuadrave.

E ardhmja është një pyetje normale për të këto kohët e fundit. E tha edhe para ndeshjes së parë që te Partizani është drejtor mbi drejtorët, ndërkohë që e përsëriti sërish që do e mbyllë karrierën te të kuqtë.

PËRBALLJA“Për ne ishte një sfidë shumë e mirë. Ne kishim mundësi të shënonim në fillimin e pjesës së parë, por nuk e bëmë dhe më pas ata u vunë nën zotërimin e topit dhe kontrollin e lojës. Ata rrezikuan me Nedelev dhe shënuan, duke e bërë më të lehtë për ta ndeshjen. Ishte një ndeshje shumë e mirë, edhe për spektatorët. Nuk jam i lumtur me rezultatin, minimalisht barazimi do të ishte më i mirë për ne”.

ANALIZA“Bullgarët kishin avantazhin e ndeshjes së parë. Ata e kishin filluar më shpejt punën, ndërsa ne kemi filluar sezonin me 6 lojtarë të cilët nuk janë më në skuadër. Botevi kishte zhvilluar 4 ndeshje miqësore, ndërsa ne vetëm një, janë shumë. Të kesh të njëjtën skuadër te vitit të kaluar është një avantazh i madh. Lojtarë si Nedelev e Kosoko kanë shumë cilësi dhe e bëjnë diferencën. Botevi e meritoi kalimin e turit në përfundim të dy ndeshjeve”. 

E ARDHMJA“Unë jam trajneri, kam qenë për dy vitet e fundit, jam edhe krahu i djathtë i presidentit, këshilltari i tij. Do të mbaroj karrierën në këtë klub, nëse vendosim diçka, do e bëjmë me presidentin”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.