Sulmet në Bruksel, lojtari i Besnik Hasit vendos të largohet

0
SHPËRNDAJE

Nuk ka kaluar pa lënë pasoja edhe në futboll sulmi terrorist që u bë në Belgjikë. Një prej lojtarëve të skuadrës nga Brukseli ku trajner është shqiptari Besnik Hasi, Anderlecht, ka vendosur të largohet përfundimisht nga kjo skuadër në merkaton verore. Bëhet fjalë për Matias Suarez, i cili tashmë ka marrë vendimin drastik për t’u larguar. Sulmuesi argjentinas i cili ka zbarkuar në vitin 2008 në Bruksel duket i frikësuar nga ato që kanë ndodhur së fundmi në kryeqytetin e Belgjikës. Ja fjalët e tij pas marrjes së vendimit:

Matias Suarez
Matias Suarez

Pas asaj që ndodhi në Paris të gjithë ndryshuan. Njerëzi vendosin të largohen pasi janë të frikësuar. Në Bruksel ka lagje që jetojnë xhihadistë dhe njerëz që janë të përfshirë në sulme të tilla. Fatkeqsisht, ne të gjithë e dijmë që kjo gjë mund të ndodhë sërish”, ishin fjalët e Matia Suarez.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.