Sulmi i Partizanit, i pamëshirshëm edhe ndaj Kamzës

0
SHPËRNDAJE

partizNuk njeh ndalesa Partizani, që të paktën në miqësoret e verës vazhdon të shjënojë e fitojë bindshëm, veçanërisht në sajë të sulmuesve të papërmbajtshëm. Kundërshtari i radhës që ka provuar forcën goditëse të të kuqve ka qenë Kamza, skuadër që është gjunjëzuar brenda 45 minutave të para falë Raçiç, Fazlliut e italianit Morini. Me rezultatin 3-0 është mbyllur pjesa e parë e aq ka vazhduar deri në fund të ndeshjes, ku Starova ka bërë mjaft rotacion, në krahasim me ndeshjen e fillimit të javës ndaj Tërbunit.
partizSidoqoftë, ajo që ka mbetur e pandryshuar duket se është frymëzimi i sulmuesve para portës. Sërish ka shënuar kosovari Fazlliu e po ashtu edhe italiani Morini, autor i një goli spektakolar. Ndërkohë që s’ka munguar as realizimi i të zakonshmit Raçiç, i cili këtë sezon duket se do të ketë konkurrencë të madhe për. të qenë shënuesi më i mirë i të kuqve. Gjithmonë, nëse nëse do të vazhdohet me ritmet e këtyre testeve miqësore. Për t’u veçuar ishte edhe rikthimi në portë i Alban Hoxhës për 45′ minuta, teksa duket se e ka hedhur prapa krahëve problemin fizik që e ka shqetësuar kohët e fundit. Kjo me Kamzën ishte miqësorja e fundit për Partizanin, që nga java e ardhshme do të nisë të mendojë për debutimin në kampionat kundër Laçit.

partiz2

Kamza – Partizani 0-3

Golat: Raçiç 17′, Falliu 35′, Morini 44′
Formacioni titullar i Partizanit: A. Hoxha; A. Fejzullahi, D. Bicaj, R. Kalari, XH. Krasniqi; I. Batha, L. Trashi; M. Mazrekaj, A. Fazliu; E. Morini
S. Raçiç
Në pjesën e dytë u aktivizuan: Xhika, Bardhi, Sukaj, Ibrahimi, Daja, Nikoliç, Bylykbashi, Vidoviç, Vrapi, Tafili, Hasa

S'KA KOMENTE

Comments are closed.