Sulmoi policinë, arrestohet mbrojtësi i PSG

0
SHPËRNDAJE

Serge Aurier
Serge Aurier

Ligue 1/ Nuk ndahet dot nga telashet mbrojtësi i PSG, Aurier. Pas incidentit që ndodhi në muajin shkurt ku ai u përplas me policinë franceze, mbremjen e djeshme ka ndodhur një tjetër incident.

Mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë, por me pasaportë franceze është ndaluar sërish nga policia e Parisit.

Këtë rradhë akuzat janë disi më të rënda pasi ai është arrestuar për për ofendim ndaj forcave të rendit dhe dhunë të lehtë, shkruhej në deklaratën e policisë.

Ngjarja që dërgoi në pranga lojtarin u regjistrua në orët e vona, teksa i shoqëruar nga një grup personash duke dalë nga një diskotekë ai u përplas me policët duke sjellë edhe arrestimin e tij.

Ndërkohë klubi parizien nuk ka mbajtur ende një qëndrim në lidhje me këtë çështje.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.